Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Gjilani mundet nga Liepaja dhe i thotë lamtumirë aventurës europiane

Gjilani mundet nga Liepaja dhe i thotë lamtumirë aventurës europiane

18:15, 14/07/2022

Gjilani i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Europë në këtë sezon, pasi është eliminuar nga FK Liepaja e Letonisë. Humbja 3-1 i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës së drejtuar nga Zekirija Ramadani, pasi një rezultat i tillë ka bërë të pavlefshme fitoren 1-0 të sfidës së parë.

Gjilani ia doli të ruante barazimin pa gola në pjesën e parë, edhe pse i lëshoi mjaft terren skuadrës mike. Në fillimin e pjesës së dytë, Karasauskas me penallti mposhti Koliçin dhe i dha avantazhin skuadrës së tij, por vetëm 2 minuta më vonë ishte Blerim Krasniqi ai i cili vendosi baraspeshën në shifra duke mbajtur Gjilanin para sa i përket kualifikimit.

Megjithatë, një gjuajtje e befasishme e Karasauskas nga e majta bëri që topi të përplasej në shtyllë dhe mbrojtja nuk e largoi, duke i dhënë mundësinë Belakoviç që të çonte në 2-1 rezultatin kur shënohej minuta e 64-t e duelit. Vendasit kërkuan me çdo kusht golin e kualifikimit dhe e gjetën në fund, me një tjetër penallti, këtë herë të realizuar nga Dodo, i cili mposhti Koliçin në minutën e 88. Gjilani provoi në minutat e fundit të shënonte një gol që do të çonte takimin në shtesë, por situata nuk ndryshoi e kështu, i dha lamtumirën pjesëmarrjes në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco