Aktori me pasaportë shqiptare zbulon blerjen e radhës te Juventusi

Aktori me pasaportë shqiptare zbulon blerjen e radhës te Juventusi

13:06, 12/07/2022

Nicolo Zaniolo do të jetë pjesë e Juventus nga sezoni i ri. Aktori dhe producenti Ezio Greggio ka raportuar se bisedimet mes Romës dhe bardhezinjve kanë avancuar dhe është arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e mesfushorin.

Siç bëhet me dije, akordi është arritur prej disa kohësh, megjithatë fillimisht “Zonja e Vjetër” duhet të shesë De Ligt, në mënyrë që të ketë të ardhurat e mjaftueshme për të kryer operacionin për afrimin e Zaniolos.

Sulmuesi italian po ashtu e ka arritur akordin me klubin nga Torino e tani pret vetëm një telefonatë për të lënë skuadrën e Mourinhos e të bashkohet me Juventusin në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Në rast të vonesës së shitjes së De Ligt, bardhezinjtë pritet që të aplikojmë huazimin me detyrim blerje, në mënyrë që në verën e ardhshme skuadra bardhezi të depozitojë një shumë nga 30 në 35 milionë euro.

Kujtojmë që Ezio Greggio njoftoi disa javë përpara zyrtarizimit edhe arritjen e marrëveshjes me sulmuesin serb Dusan Vlahovic, që iu bashkua bardhezinjve pikërisht në muajin janar, duke konfirmuar kështu se ka burime të forta brenda torinezëve.

Aktori 68-vjeçar mban prej vitesh edhe pasaportën shqiptare, krahas asaj italiane.

Në edicionin e fundit Zaniolo u aktivizua në 28 ndeshje në Serie A, duke shënuar dhe dy gola, por duhet të veçohet goli i shënuar në “Air Albania”, në finalen e Conference League mes Romës dhe Feynoord që përfundoi me fitoren e italianëve pikërisht falë golit të 23-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco