Udhëtimi sekret në Tiranë, që i dha fund lidhjes mes Ilary Blasit dhe Franccesko Tottit

Udhëtimi sekret në Tiranë, që i dha fund lidhjes mes Ilary Blasit dhe Franccesko Tottit

12:34, 12/07/2022

Pas 17 vitesh martesë, Francesko Totti dhe Ilary Blasi i kanë thënë njëri –tjetrit lamtumirë.

“Pas njëzet vitesh bashkë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Françeskon ka përfunduar’’ tha prezantuesja televizive përmes agjentin të saj.

“Rruga e ndarjes –sqaroi Blasi –në çdo rast do të mbetet një fakt privat dhe nuk do të vijojnë deklarata të mëtejshme nga unë. Ftoj të gjithë të shmangin spekulimet dhe mbi të gjitha të repsektojnë konfidencialitetin e familjes sime.’

Ndërsa ish-kapiteni i Romës është shprehur:

''Ndarja është dhimbje e pashmangshme. U përpoqa të kapërcej krizën e martesën sime, por sot e kuptoj se zgjedhja e ndarjes edhe pse e dhimbshme, nuk është e pashmangshme. Fëmijët do të jenë gjithmonë prioriteti absolut i jetës sime. Unë do të vazhdoj të jem pranë Ilary në rritjen e re fëmijëve tanë të mrekullueshëm, duke respektuar gjithmonë gruan time. Besoj-përfundoi Totti në respektin maksimal për privatësinë tonë, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë.’’

Gazeta e përjavshme italiane ‘Chi’ zbuloi një muaj më parë se ish-futbollisti prej kohësh është në një lidhje me një tjetër femër, Noemi Bocchi.

Sipas mediave italiane, Francesco dhe e dashura e tij e re udhëtuan të ndarë në avionë të ndryshëm për finalen e Conference League në Tiranë ku u treguan të kujdesshëm për të mos u pikasur nga paparacët.

Edhe në hotelin ku u akomodua ish-numri 10, ata prenotuan dhoma të ndara por shumë pranë njëra tjetrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco