Lewandowski përfundon kontrollet mjekësore në kryeqytetin bavarez

Lewandowski përfundon kontrollet mjekësore në kryeqytetin bavarez

12:24, 12/07/2022

Pas pushimeve verore, Robert Lewandoëski 33 vjeç është rikthyer në kryeqytetin bavarez, Mynih, mbrëmjen e djeshme.

Pavarësisht të gjitha pikëpyetjeve për një goditje të mundshme, me të cilën superylli mund të detyronte kalimin e tij në FC Barcelona, ​​polaku i përfundoi me qetësi kontrollet mjekësore të martën në mëngjes.

Pak pas orës nëntë,ai hypi në një Bentley të gjelbër dhe u nis për në spitalin Barmherzige Brüder në Mynih.

Aty mjekët kryen teste të ndryshme të performancës me Lewandoëski për të kontrolluar gjendjen fizike të tij.

Meqenëse Leëandowski e nisi ditën me kontrolle mjekësore, nuk ka gjasa që ai të rikthehet sot në terrenin stërvitor të Bayernit, shkruan gazeta gjermane Bild.

Leëandowski u largua nga ambientet e spitalit në orën 10:19.

Sipas Bild, Bayern nuk ka marrë më oferta për lojtarin.

 Gazeta gjermane mohoi zërat për një ofensivë të re (dhe të fundit) nga zyrat e Camp Nou dhe siguron se Allianz Arena ende nuk ka më lajme nga FC Barcelona. 

Ajo që është e qartë është se Lewy, i kthyer në Mynih, nuk do të kërkojë më shumë telashe dhe do të presë me durim që telenovela të përfundojë në favor të tij, pavarësisht se e gjithë skuadra e Mynihut nuk është rehat me situatën.

Kërcënimet me vdekje

Sipas një media polake (WP SportoweFakty), Lewandowski u kthye në Mynih, por pa familjen e tij, sepse ai ka marrë kërcënime me vdekje në javët e fundit përmes rrjeteve sociale.

Gruaja dhe fëmijët e tij nuk do të kthehen në Gjermani si masë paraprake derisa të finalizohet e ardhmja e lojtarit polak.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco