Tirana kërkon përmbysjen e madhe në Champions, kualifikimi nderon bardheblutë dhe Superioren

Tirana kërkon përmbysjen e madhe në Champions, kualifikimi nderon bardheblutë dhe Superioren

11:07, 12/07/2022

Tirana do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij viti në Air Albania.

Skuadra e Orges Shehit kërkon që të arrijë kulifikimin për në raundin e dytë kualifikues të Champions League, por i duhet që të zhvlerësojë humbjen minimale të javës së shkuar në Luksemburg ndaj Dudelange.

Kampionët e Shqipërisë u mundën 1-0 në takimin e vajtjes e tani në Air Albania do të bejnë çmos për të arritur kualifikimin.

Ndeshja e parë ishte larg pritshmërive, por llogaritë janè ende të hapura.

Bardheblutë do të vuajnë mungesën e Vesel Limajt, i cili u ndëshkua me karton tè kuq në ndeshjen e parë, por në anën tjetër do të gjejnë mbështetjen e tifozëve, që në “Air Albania”, pritet të jenë lojtari i 12-të për ekipin e Shehit.

Kualifikimi do t’i sillte Tiranës minimalisht dhe gjashtë ndeshje të tjera, në tre kompeticionet e UEFA-s, ndërsa në anën tjetër do të sigurohej faza play-off e Conference League, ose e thënë ndryshe bardheblutë do të ishin vetëm një hap larg pjesëmarrjes për të parën herë në historinë e tyre në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.

Krahas arritjeve sportive, kualifikimi vlen shumë dhe për financat e klubit, që do të fërkonte duart pasi do të hipotekonte reth 1 milionë euro, shifër e kënaqshme për një skuadër shqiptare.

Gjithçka tani mbetet në duart e Orges Shehit dhe këmbët e lojtarëve te tij, që të japin maksiumin për të arritur një fitore të barasvlefshme me kualifikimin për në raundin tjetër.

Tani, do të jetë fusha e lojës, ajo që do të thotë fjalën e saj, me Tiranën dhe Dudelange që minimalisht në 90 minuta do të diskutojnë mes tyre biletën për në raundin e dytë të Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco