Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Rikthimi te Juve, Pogba: Kjo fanellë është gjithçka për mua, e di që kam bërë zgjedhjen e duhur

Rikthimi te Juve, Pogba: Kjo fanellë është gjithçka për mua, e di që kam bërë zgjedhjen e duhur

22:06, 11/07/2022

Fjalët e para pas rikthimit te Juventus për Paul Pogba, i cili iu përgjigj disa pyetjeve në profilin zyrtar të klubit të Juventusit.

“Dua të gjej dëshirën për të luajtur futboll, fola me Allegrin, Dybala, Cuadrado, Agnelli dhe Nedved. Me këta kam qenë gjithmonë në kontakt. Zemra ime ka vendosur, e di që kam marrë vendimin e duhur. Kjo fanellë është gjithçka për mua, Juventus më ka dhënë mundësinë të jem Pogba.

Tani dua të jap këtë gëzim, duke i sjellë trofe këtij klubi që meriton vetëm të fitojë. Erdha dhe mora numrin 10 të cilin e kishte mbajtur miku im më i mirë, Dybala. Tifozëve u them se jam kthyer dhe jam shumë i lumtur. Do të jem edhe më shumë kur të fitojmë Scudetton”, ishin fjalët e mesfushorit francez, Pogba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco