Ten Hag thyen heshtjen: Ronaldo nuk është në shitje, më tha se...

Ten Hag thyen heshtjen: Ronaldo nuk është në shitje, më tha se...

20:30, 11/07/2022

Erik Ten Hag nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Cristiano Ronaldos: “Cristiano nuk është në shitje. Nuk është me ne për arsye personale, por po programojmë sezonin me të. Si ta bëj të lumtur? Nuk e di, por mezi pres që të filloj të punoj me të”, ka thënë trajneri i Manchester United.

Tekniku i ri i “djajve të kuq” ka hequr portugezin nga merkato dhe është munduar që të mbyllë zërat që thonë se CR7 do të largohet. Mediat angleze shkruajnë se Ronaldo është shumë pranë Chelsea, sepse aty ka mundësinë që të luajë në Champions League.

“Kam folur me Cristianon para se të ndodhte ky problemi personal dhe pata një bisedë të mirë. Nuk më tha se donte të largohej. Duam që të fitojmë së bashku”, ka thënë Erik Ten Hag. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco