Vllaznia publikon çmimet e biletave për ndeshjen kundër Universitatea Craiova

Vllaznia publikon çmimet e biletave për ndeshjen kundër Universitatea Craiova

19:54, 11/07/2022

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në "Facebook", Vllaznia njofton se nga dita e sotme kanë dalë në treg biletat për sfidën e Conference League, që shkodranët do të luajnë kundër Universitatea Craiova.

Klubi kuqeblu ka vendosur çmime popullore për sfidën që do të luhet në 21 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”. Bileta më e lirë kushton 200 lekë, ndërsa më e shtrenjta 3000 lekë në tribunën VIP.

“Duke filluar nga sot, nis shitja ONLINE e biletave të ndeshjes Vllaznia- Universitatea Craiova e vlefshme për “UEFA Europa Conference League”, ndeshje kjo që do të luhet të enjten, datë 21 korrik 2022, në ora 21.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm: https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Ndërkohë, në sportel, biletat do të dalin në shitje duke filluar nga data 15 korrik.

Eja edhe Ti!  Forca Vllaznia!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco