Përdorën testet mjekësore për t'u tërhequr nga marrëveshja me Muriqin, Lazio kërcënon Club Brugge

Përdorën testet mjekësore për t'u tërhequr nga marrëveshja me Muriqin, Lazio kërcënon Club Brugge

19:21, 11/07/2022

Lazio gjeti akordin me Club Brugge për shitjen e Vedat Muriqit për shumën e 11 milionë eurove, por sulmuesi dardan nuk kaloi me sukses testet mjekësore.

Kampionët e Belgjikës nuk firmosën me 28-vjeçarin, veprim që ka tërbuar klubin bardhekaltër.

Te Lazio kanë vendosur të kryejnë sërish kontrollet mjekësore të Muriqit, teksa pretendojnë se lojtari shtatlartë është në gjendje të shkëlqyer fizike dhe nuk ka asnjë problem fizik.

Italianët akuzojnë Club Brugge se ka përdorur testet mjekësore si një justifikim për t’u tërhequr nga marrëveshja për sulmuesin dhe raportohet se tani po kërcënojnë me denoncim në FIFA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco