Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Dorëzohet Klopp, heq dorë nga mesfushori i preferuar

Dorëzohet Klopp, heq dorë nga mesfushori i preferuar

18:58, 11/07/2022

Jude Belligham ishte një nga objektivat e Liverpoolit në merkato. Mesfushori i Dortmundit është një nga lojtarët më të talentuar anglezë. 19-vjeçari po paraqitet shumë mirë me verdhezinjtë gjermanë, me të cilin përfundoi sezonin e dytë.

Drejtuesit e Dortmundit e vlerësojnë 120 milionë euro kartonin e lojtarit të kombëtares angleze, ndërkohë që preferuan të mos e shesin pas humbjes së Erling Haaland, i cili u transferua te Manchester City për 60 milionë euro.

Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp është dorëzuar në lidhje me blerjen e Bellingham. “Ai nuk është në merkato, ky është problemi i parë. Në të vërtetë, ky është problemi i vetëm…

Nuk mendoj se do të ndryshojë asgjë në mesfushën tonë, por nuk i dihet kurrë. Nëse dikush vjen tek ti dhe të thotë: ‘Dua të largohem’, atëherë gjithçka ndryshon, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, deklaroi trajneri gjerman.

Bellingham zhvilloi 43 ndeshje në sezonin e fundit me Borussia Dortmund, duke shënuar 6 gola e dukur dhuruar 14 asiste për shokët e skuadrës. Mesfushori numëron edhe 15 ndeshje me kombëtaren e “Tre Luanëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco