Club Brugge – Muriqi, Lazio kërcënon se do të ankohet në FIFA

Club Brugge – Muriqi, Lazio kërcënon se do të ankohet në FIFA

13:43, 10/07/2022

U dukë se Vedat Muriqi do të transferohej nga Lazio në Belgjikë te Club Brugge  për shifrën e 11 milionë eurove.

Megjithatë, në momentin e fundit belgët u tërhoqën duke pretenduar se sulmuesi i Kosovës nuk është në gjendjen e duhur fizike dhe se nuk ia doli të kalonte vizitat mjekësore.

Por, te Lazio nuk i besojnë aspak pretendimit të belgëve ndërsa presidenti Claudio Lotito është i irrituar teksa e konsideron këtë si një lojë të Brugge për të ulur vlerën e kartonit të Muriqit.  Mediat italiane raportojnë se nëse kampionët e Belgjikës nuk ndryshojnë qasje dhe refuzojnë nënshkrimin me ish-futbollistin e Mallorcas, atëherë do t’i drejtohen FIFA-s për dëmtim të klubit kryeqytetas.

Lazio do të ankohet me arsyetimin se sjellja e Brugge është jashtë rregullores ndërsa në këtë mes dëmtohet edhe imazhi i klubit. Nëse çështja shkon deri në FIFA dhe nëse Lazios i jepet e drejta, atëherë bardhekaltërit do të mund të përfitonin edhe një dëmshpërblim monetar nga belgët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco