Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO-VIDEO/ ‘Magjitë e para të Kristjanit si zikaltër’, Inter me superlativa për Asllanin

FOTO-VIDEO/ ‘Magjitë e para të Kristjanit si zikaltër’, Inter me superlativa për Asllanin

12:31, 10/07/2022

Kristjan Asllani tregoi menjëherë aftësitë e tij me fanellën e Interit, teksa në ndeshjen miqësore ndaj FC Milanezes, të cilën zikaltërit e fituan me rezultatin 10-0, mesfushori kuqezi arriti të të tunde rrjetën në debutim.

Fantazisti 20-vjeçar ka marrë topin, ka xhongluar tri herë, i është shmangur mbrojtësave të skuadrës modeste të Milanezes dhe ka goditur menjëherë në portë duke shtangur portierin kundërshtar.

Image

Jo vetëm kaq, klubi i Interit me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Tëitter” ka komplimentuar Asllanin me veprimet dhe golin e tij duke shkruar se këto janë magjitë e tij të para si zikaltër:

“Magjitë e para të Kristjanit si zikaltër!”, ishte postimi i klubit zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco