Chelsea lë jashtë Brojën, blutë nisin bisedimet për të ardhmen e sulmuesit kuqezi

Chelsea lë jashtë Brojën, blutë nisin bisedimet për të ardhmen e sulmuesit kuqezi

12:10, 10/07/2022

Chelsea ka lënë jashtë skuadrës Armando Brojën për turneun në SHBA.

Në fakt për yllin e kombëtares shqiptare nuk mungojnë ofertat, pasi sezoni i fundit me Southampton nxori në pah gjithë aftësitë e 20-vjeçarisht, paraqitje që ranë në syrin e shumë skuadrave të tjera që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Sipas “Daily Mail” raportohet se Chelsea do të nis bisedimet me Brojën për të vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi shqiptar kërkohet nga Everton, West Ham dhe Newcastle në Premier League, ndërsa në Serie A është Napoli dhe Bologna që kanë shfaqur interes për shërbimet e lojtarit kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco