VIDEO/ 'Mos shko te Bayern Munich!' Apeli i tifozëve të Juves për De Ligt

VIDEO/ 'Mos shko te Bayern Munich!' Apeli i tifozëve të Juves për De Ligt

10:52, 10/07/2022

Fillimi i javës së re do të jetë vendimtar për të kuptuar të ardhmen e Matthijs de Ligt. Holandezi kërkohet nga disa skuadra gjatë kësaj merkatoje, por gjigandët e Gjermanisë janë në “pole-position”.

Drejtuesit e Bayern Munich do të zbarkojnë në Itali të hënën për të biseduar me Juventusin dhe për të mbyllur marrëveshje duke vënë në pjatë një shifër midis 80 dhe 90 milionë euro.

Ndërkohë tifozët e mbërritur para J Medical kanë një apel për lojtarin e tyre, i cili shfrytëzoi mundësinë të jepte dhe disa autografe.

“Mos shko te Bayern Munich, qëndro të fitojmë Champions League”, dëgjohet të thonë tifozët, të cilët kërkojnë me ngulm që holandezi të mos largohet që Juventusi të tentojë të fitojë Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco