Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Asllani është Pirlo i ri i futbollit italian’, Ujkani: A mund t’i bashkohej Italisë? Më vjen keq por...

‘Asllani është Pirlo i ri i futbollit italian’, Ujkani: A mund t’i bashkohej Italisë? Më vjen keq por...

22:39, 09/07/2022

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani,  i cili luajti për Empolin vitin e kaluar, ka folur së fundmi për “Radio Sportiva”, ku ndër të tjera foli edhe për ish-bashkëlojtarin e tij, Kristjan Asllani, i cili e kaloi në këtë merkato te Interi.

Ujkani foli me superlativa për mesfushorin kuqezi, të cilin e cilësoi si Pirlon e ri të futbollit italian.

“Kur e pashë Asllanin të stërvitej me Primaverën, menjëherë kuptova se ishte shumë i fortë. Jam shumë i lumtur që e hodhi këtë hap drejt Interit.

E ardhmja e Asllanit te Interi? “Asllani bëri mirë që shkoi te Inter, për të luajtur në një nivel të lartë dhe për të konkurruar me kampionët. Cilësitë i ka, thjesht duhet të futet në sistemin e lojës. Shpresoj t’i  shkojë mirë. Për mua ai është Pirlo i ri i futbollit italian.

 A mund të ishte bërë një futbollist i italisë? Më vjen keq për Italinë por për Shqipërinë është një xhevahir. Ka gjithçka për t’u bërë një fenomen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco