Man United e do në ekip, reagon Strakosha: Është normale, shpejt marr vendimin

Man United e do në ekip, reagon Strakosha: Është normale, shpejt marr vendimin

22:09, 09/07/2022

Pas përfundimit të kontratës me Lazio-n, Thomas Strakosha është i lirë të firmos me kë skuadër dëshiron.

Në media është përfolur shumë për të ardhmen e portierit kuqezi (kërkohej nga Fulham, Newcastle dhe Chelsea), teksa së fundmi u raportua edhe për një interesim të Manchester United.

Megjithatë për t’i dhënë drejtim këtyre zërave, ka folur vetë shtatlarti, i cili në një prononcim për “Insajderi”, u shpreh:

“Është normale kur je futbollist i lirë që klubet të interesohen. Menaxherët janë duke folur me klube por shumë shpejt do të marr vendimin rreth të ardhmes. Nuk kam vendosur ende. Klube të Premier Ligës janë të interesuara”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco