FOTO/ Transferimi i Eriksen te Manchester United, tifozi djeg fanellën e danezit

FOTO/ Transferimi i Eriksen te Manchester United, tifozi djeg fanellën e danezit

21:59, 05/07/2022

Lajmet e transferimit të pritshëm të Christian Eriksen te Manchester United nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Një tifoz i Tottenham ka bërë një shfaqje të shëmtuar, ndërsa ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke djegur fanellën e Eriksen në kohën kur ishte pjesë e “Spurs”.

Ai është mërzitur nga fakti që danezi do të bashkohet me një prej rivalëve kryesorë të Tottenham dhe për këtë arsye ka bërë gjestin aspak të këndshëm.

Eriksen është tashmë vetëm një hap larg United, ndërsa nga mediet britanike raportohet se marrëveshja mes palëve është arrirë dhe lojtari pritet t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës së Ten Hag.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco