Skuadra e Tiranës është nisur sot në orën 4:30 në drejtim të Luksemburgut, për të zhvilluar stërvitjen e fundit dhe më pas ndeshjen me Dudelanzhin.
Udhëtimi ka zgjatur 2 orë e 5 minuta dhe kampionët e Shqipërisë kanë mbërritur në destinacion.
Bardheblutë do të luajnë më datë 6 korrik në Luksemburg ndeshjen e parë me Dudelanzhin.
Sfida do të nisë në orën 19:30. Nga ana tjetër, bardheblutë do të presin luksemburgasit në datën 12 korrik, ora 20:00, në “Air Albania”.
Nëse kualifikohen, kampionët e Shqipërisë luajnë në turin e dytë me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë.
Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Konferencë Ligës përballet me humbësin e ndeshjes Zrinjski-Sherif Tiraspol.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: