Zyrtare/ U përfol për një kalim tek Tirana, mesfushori kuqezi nënshkruan me Brescian

Zyrtare/ U përfol për një kalim tek Tirana, mesfushori kuqezi nënshkruan me Brescian

15:37, 02/07/2022

Kur pritej që të largohej, Brescia sapo ka njoftuar përmes rrjeteve sociale rinovimin e kontratës me Emanuel Ndojin.

Mesfushori kuqezi i kishte skaduar kontrata me klubin italian, por duket se ka arritur të bindë drejtuesit të cilët i kanë ofruar një kontratë të re.

Sezonin e kaluar, Ndoji ishte pjesë e Cosenza-s në formë huazimi. Ai dukej i destinuar t'i jepte lamtumirë klubit të Brescias, por në fund palët arritën të gjenin gjuhën e përbashkët dhe të vijonin bashkëpunimin midis tyre.

Image

Ndoji u përfol edhe për një kalim tek Tirana, por që në fund nuk u realizua.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco