Sadiku del lojtar i lirë, rinovimi i kontratës me klubin spanjoll mbetet larg

Sadiku del lojtar i lirë, rinovimi i kontratës me klubin spanjoll mbetet larg

12:12, 02/07/2022

Një lumë largimesh nga Las Palmas në kategorinë e dytë spanjolle.

Plot 12 futbollistë, mes tyre edhe Armando Sadiku, i cili ka dalë lojtar i lirë pas 30 qershorit dhe nuk dihet nëse do të rinovojë apo jo me skuadrën nga Gran Kanaria.

Sipas atyre që shkruajnë mediat pranë klubit, çështja e shqiptarit duket e mbyllur, ndonëse në merkato mund të ndodhë gjithçka pasi Sadiku i përshtatet ekonomikisht situatës së klubit të verdhë.

Edhe kështu, sipas “Diario de Las Palmas”, sulmuesi nuk do të vazhdojë me fanellën e verdhë.

Sadiku u bashkua me Las Palmas sezonin e kaluar dhe pas një viti regjistroi 26 ndeshje ku arriti të shënonte 6 gola, të gjithë në pjesën e dytë të sezonit.

Ndërsa rinovimi duket larg, për 31-vjeçarin është interesuar Sporting Gijon, po në La Liga 2, ndërkohë që nuk përjashtohet rikthimi në Zvicër apo në Turqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco