E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, xhudistja 'Dardane' fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, xhudistja 'Dardane' fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

18:18, 29/06/2022

Distria Krasniqi vazhdon të shkëlqej në arenën ndërkombëtare.

Sportistja “Dardane” ka siguruar medaljen e artë në kategorinë deri në 42 kilogramë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija Puljiz brenda dy minutave.

Image

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ana Perez Box.

Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në të dytin, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.

Në garë për medaljen e bronztë është Flaka Loxha, e cila do të garojë pas pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco