Tjetër titull kampion për Milanin, Maldini uron kuqezinjtë e vegjël

Tjetër titull kampion për Milanin, Maldini uron kuqezinjtë e vegjël

19:50, 25/06/2022

Tjetër titull për Milanin. Skuadra U15 është shpallur kampione e Italisë pas suksesit 1-0 ndaj Fiorentinës.

Kuqezinjtë e vegjël, të cilët drejtohen nga trajneri Roberto Bertuzzo, triumfuan falë golit të 14-vjeçarit Francesco Camarda.

Sulmuesi i talentuar shfrytëzoi një krosim të kapitenit Emanuele Sala nga krahu i djathtë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Kjo është hera e tretë që Milan U15 fiton titullin kampion në Itali, ndërkohë që pjesë e ekipit është edhe Denzel Seedorf, djali i Clarence.

Ndërkohë, Camarda e mbylli sezonin me 22 gola. Sulmuesi i talentuar ka një të ardhme të madhe përpara, teksa ka shënuar 485 gola në 89 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë në vitet 2017-2020.

Rreth suksesit të Milanit U15 ka reaguar edhe Paolo Maldini, drejtuesi dhe legjenda e klubit italian, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Një tjetër titull kampion. Urime djemve të ekipit U15 që u bënë kampionë të Italisë. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Bertuzzo dhe stafin e tij. Jam krenar për ju”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco