VIDEO/ Tirana mundet thellë në miqësore nga gjigantët e Fenerbahces, një shqiptar i shënon bardhebluve

VIDEO/ Tirana mundet thellë në miqësore nga gjigantët e Fenerbahces, një shqiptar i shënon bardhebluve

19:02, 25/06/2022

Tirana është mposhtur në miqësoren e luksit të zhvilluar ditën e sotme kundër Fenerbahces me rezultatin 4-0.

Skuadra e Orges Shehit e pa veten shumë shpejt në disavantazh teksa në minutën e 9-të të sfidës Mërgim Berisha dërgoi skuadrën turke në avantazh.

Fenerbahce e dominoi sfidën në pjesën e dytë teksa shënoi dhe tre herë të tjera (Novak 53’, Pelkas 84’, Samata 88’) për të vulosur rezultatin final 4-0.

Tirana e mbyll kështu fazën përgatitore në Turqi me një humbje në prag të sfidave të Europës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco