Zyrtare/ Një prej lojtarëve më të dalluar në Shqipëri, Vllaznia merr vendim për të ardhmen e Victor Da Silva-s

Zyrtare/ Një prej lojtarëve më të dalluar në Shqipëri, Vllaznia merr vendim për të ardhmen e Victor Da Silva-s

11:14, 23/06/2022

Vllaznia dhe Victor Da Silva e kanë mbyllur bashkëpunimin midis tyre. Lajmin e ka dhënë vetë klubi shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale ku e falënderon futbollistin për kontributin e dhënë në këto dy vite.

Fantazistit brazilian i skadonte kontrata në fund të qershorit, por palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke i dhënë fund kështu bashkëpunimit midis tyre.

Da Silva ka dhënë një kontribut të madh te Vllaznia gjatë këtyre dy viteve ku arritën të fitonin dy herë Kupën e Shqipërisë dhe një herë Superkupën, teksa në 50 ndeshje të luajtura me fanellën e klubit shkodran arriti të realizonte 11 gola.

Njoftimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Victor Da Silva.
KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në këto dy vite dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
Thank you Victor Da Silva!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco