Divorci me Bolusporin, reagon Dejvi Bregu: Ja e vërteta në Turqi

Divorci me Bolusporin, reagon Dejvi Bregu: Ja e vërteta në Turqi

10:54, 23/06/2022

Orët e fundit në mediat turke ka qarkulluar lajmi se Dejvi Bregu është larguar nga Boluspori. Kjo për shkak të ndryshimeve radikale që po ndodhin në skuadër. Mirëpo vetë futbolisti thotë se është ende nën kontratë me klubin turk dhe sipas tij këto janë vetëm lajme vere.

“Unë jam nën kontratë me Bolusporin dhe kam edhe një vit tjetër marrëveshje me këtë klub. Deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje zyrtare dhe vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi. Kam dëgjuar të flitet për klube të tjera, por nuk kam asgjë konkrete dhe nuk është marrë asnjë vendim nga ana ime”, deklaroi Bregu për “Panorama Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco