Mane: Pas 8 viteve në Premier doja një ndryshim, me Bayernin fitoj gjithçka

Mane: Pas 8 viteve në Premier doja një ndryshim, me Bayernin fitoj gjithçka

09:29, 23/06/2022

Pas prezantimit si lojtari më i ri i Bayernit, Sadio Mane ka treguar se përse zgjodhi që të transferohej në Gjermani.

“Kur klubi shfaqi interes për mua, fola me agjentin dhe menduam që ky ishte projekti më i mirë. Kisha edhe oferta të tjera, por Bayerni është klubi i duhur që vjen në momentin e duhur. Kam kaluar 6 vite shumë të mira në Liverpul me njerëz fantastik dhe miq të mirë.

Sigurisht që askush nuk ishte i lumtur, por kjo është pjesë e jetës. Kam luajtur në Premier League për tetë vite por erdhi koha për të ndryshuar dhe Bayerni është klubi i duhur për të fituar të gjithë titujt”, ka thënë Mane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco