Allegri i kërkon Juventusit të blejë mesfushorin e Napolit

Allegri i kërkon Juventusit të blejë mesfushorin e Napolit

16:55, 22/06/2022

Juventusi ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm ku objektivi është rikthimin në garën për titull.

Për të arritur këtë qëllim trajneri Masimiliano Allegri i ka kërkuar klubit disa përforcime kualitative ku në listën e tij gjendet dhe mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas raportimeve nga “La Stampa”, bardhezinjtë e kanë kontaktuar Napolin për t’i kërkuar informacione lidhur me një transferim të mundshëm të 26-vjeçarit në Torino.

Presidenti De Laurentis e vlerëson kartonin e spanjollit rreth 30 milionë euro, e cila konsiderohet e pa negociueshme nga ana e tij.

“Zonja” nga ana tjetër duket se i ka propozuar për të ulur çmimin edhe kartonin e mesfushorit italian, Nikolo Rovela, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te Xhenoa.

Napoli po e vlerëson këtë propozim për të vendosur më pas se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Ruiz në klub.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco