VIDEO/ Po festonte me tifozët e Fejnordit te Pedonalja, shqiptari transportohet menjëherë në spital

VIDEO/ Po festonte me tifozët e Fejnordit te Pedonalja, shqiptari transportohet menjëherë në spital

15:13, 25/05/2022

Sonte në mbrëmje Shqipëria dhe Tirana mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian.

Në orën 21:00, Roma dhe Fejnord do të përplasin “brirët” në stadiumin “AIR Albania” për të marrë në shtëpi trofeun e Ligës së Konferencës.

Tifozët e Fejnord janë të inkuadruar tek Pedonalja në kryeqytet, ku po festojnë para fillimit të ndeshjes.

Së fundmi një qytetar shqiptar u ishte bashkuar fansave holandezë, por mesa duket nuk është ndier mirë nga pija e tepërt dhe është transportuar menjëherë në spital teksa merrej me barelë. (Video Panorama)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco