‘Po mendoja të vija me shapka prej Kumbullës’, Mourinho: Futbolli më ka çuar kudo, por jo në Shqipëri

‘Po mendoja të vija me shapka prej Kumbullës’, Mourinho: Futbolli më ka çuar kudo, por jo në Shqipëri

10:10, 25/05/2022

Roma dhe Feyenoord  do të ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e Ligës së Konferencës që do të luhet në Tiranë. Përpara këtij takimi, tekniku portugez i Romës, Jose Mourinho dha konferencën e tij për shtyp direkt nga stadiumi “Air Albania”.

Kjo është një finale, deri nesër (sot) nuk ka asgjë tjetër në mendjen time, është vetëm një finale, është mënyra ime e sjelljes, eksperienca nuk ndihmon, mendoja se mund të ndihmonte por jo, është mënyra ime e qëndrimit njëlloj si në finalen e parë, nuk ka ndryshuar thuajse 20 vite më vonë, nëse më sheh më serioz është përqendrim, një mënyrë tjetër për të përgatitur ndeshjen, pro në këto momente mendoj vetëm këtë.

Rekordi nëse fitoj, nuk më pëlqen nëse… ta shohim. Marash më lëndoi, më dhembi dhe qeshja sepse ndër të gjithë lojtarët ai i shet i fundit që duhej ta bënte këtë sepse është më i rëndi nga të gjithë, unë mendoja të vija në ndeshje me shapka. Kam marrë këpucë 44 e unë jam 42. Por Marash është një djalë i mirë, një lojtar i mirë. Ka mësuar shumë, po shumë në këtë sezon dhe vitin tjetër do të jetë 100% me ne, sepse është një lojtar me një potencial për t’u bërë edhe më i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco