Ministria e Jashtme holandeze paralajmëron tifozët: Në burg nëse shkelni ligjin

Ministria e Jashtme holandeze paralajmëron tifozët: Në burg nëse shkelni ligjin

12:16, 24/05/2022

Festa e finales së Conference League është shoqëruar edhe me masa të forta sigurie nga autoritetet, për të bërë të mundur që çdo gjë të shkojë më së miri. Pas publikimit të masave nga policia e shtetit dhe Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme e Holandës publikoi një njoftim, në formën e manualit, ku paralajmëronte tifozët e Feyenoord se çdo shkelje e ligjeve do të ndëshkohet në mënyrë të ashpër.

Duke qenë se tifozët ultras nga Roterdami njihen për të kaluarën problematike, informimi është bërë për të evituar çdo trazirë të mundshme dhe për t’i paralajmëruar mbështetësit e Feyenoord, që të shmangin çdo incident apo situatë problematike gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Sipas institucionit holandez, “policia lokale vepron në mënyrë strikte kundër krimeve, si përdorimi apo shpërndarja e lëndëve narkotike, por edhe ndezjes së fishekzjarrëve apo flakadanëve”. Për veprat e fundit, dënimi maksimal shkon deri në tre vjet heqje lirie. Mes krimeve të dënueshme dhe që sipas Ministrisë së Jashtme holandeze tifozët duhet të tregojnë kujdes janë edhe agresioni fizik ndaj personit, prishja e rendit publik apo konsumi i alkoolit në hapësira publike.

 Ministria e Jashtme holandeze paralajmëroi tifozët e këtij vendi që të bëjnë kujdes nga hajdutët e xhepave, të cilët mund të synojnë portofolat e mbushur me euro për qëndrimin në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco