Tottenhami i premton Contes gjashtë transferime

Tottenhami i premton Contes gjashtë transferime

10:17, 24/05/2022

Tottenham do të sjellë gjashtë lojtarë të rinj në këtë verë për të ndihmuar Antonio Conte të forcojë ekipin.

Skuadra e Ligës Premier shpreson të bindë trajnerin italian që të qëndrojë dhe po premton ta mbështesë atë duke investuar në skuadër.

Conte arriti që nga vendi i nëntë, t’i fusë Spurs në top katërshe, për një vend në Ligën e Kampionëve.

Andaj, bordi i Tottenhamit është i kënaqur me këtë arritje dhe duan t’i ofrojnë atij lojtarët që do t’i kërkojë në këtë verë.

Njëri prej tyre mund të jetë edhe Romelu Lukaku nga Chelsea, pasi belgu nuk e ka gjetur veten në Stamford Bridge për herë të dytë.

Në anën tjetër, Conte i beson shumë lojtarit dhe mund ta ofrojë tek Spurs për një shumë rreth 70 milionë euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco