FOTO/ Tifozët e Feyenoord ndalin koret sapo shohin Sali Berishën

FOTO/ Tifozët e Feyenoord ndalin koret sapo shohin Sali Berishën

21:21, 23/05/2022

Tifozët e skuadrës së Feyenoord kanë vendosur që të kthejnë përkohësisht si pikë takimi të tyre një nga lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, e njohur si “Rruga e Salës” për shkak se aty banon ish-kryeministri Sali Berisha.

Dhe kur kreu i PD-së është afruar pranë banesës së tij, kanë ndalur menjëherë këngët dhe koret e tyre teksa konsumonin birra, pasi lokali në fjalë gjendet pikërisht pranë hyrjes së pallatit ku banon Berisha.

Image

Sipas “Panorama Sport”, arsyeja pse tifozët vendosën të ndaleshin në ato momente është se kishin mësuar se në këtë rrugë banonte një ish-kryeministër i Shqipërisë dhe që mbrëmjen e djeshme u ishte kërkuar nga “vendasit” që të mos e tepronin me zhurmat.

Ndaj duket se kjo ka qenë ajo që ka shtyrë tifozët që të ndalin koret në momentin kur makina e ish-kryeministrit është ndalur para hyrjes së pallatit dhe ai është parë të dilte nga automjeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco