Çuçi shqiptarëve: Mos hajdeni të mërkurën në Tiranë, s’do ju lejojmë të hyni

Çuçi shqiptarëve: Mos hajdeni të mërkurën në Tiranë, s’do ju lejojmë të hyni

15:20, 23/05/2022

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi doli në një deklaratë ditën e sotme ku foli lidhur me masat e marra sa i takon finales së ‘Conference League’ që pritet të luhet të mërkurën në ‘Air Albania’ mes Romës dhe Feynord.

Çuçi përsëriti thirrjet e bëra edhe më herët ndaj qytetarëve që askush prej tyre që nuk ka biletë për të parë ndeshjen mos të udhëtojë drejt Tiranës pasi nuk do të lejohen të hyjnë në qytet.

 ‘Pasnesër me rastin e finales së Konferencë Ligës mes Romës dhe Feynordit. Jemi këtu dhe do të jemi këtu për të kthyer atë ditë në një festë për Tiranën. Të parashikojmë çdo gjë me detaje që të mos cënohet askush në këtë festë të madhe. Të gjithë shqiptarët që nuk kanë biletë të mos tentojnë të vijnë në Tiranë sepse Tirana në atë ditë do jetë në dispozicion të tifozëve. Gjithashtu u bëj thirrje të gjithë bizneseve të tjera apo zyrat e ndryshme private si bankat apo të tjera biznese ta shpallin të mërkurën ditë pushimi pasi e gjithë lëvizja në Tiranë do jetë e paralizuara. E përsëris edhe njëherë mos hajdeni në Tiranë nëse nuk keni biletë’– u shpreh ministri.

Çuçi tha se ishim marrë të gjitha masat për shmangien e situatave të pakëndshme, ndërsa shtoi se e mërkura u dedikohet vetëm tifozëve të cilët do të ishin të shumtë.

‘Në Tiranë mos hajdeni, ditën e mërkure të mos vijë në Tiranë, do të jenë ne dispozicion të miqve.

Ne kemi kohë që punojmë me policinë, na janë bashkuar për të parandaluar cdo situatë të pakëndshme, do marrim masa që të mos degradojë. Pra I kemi marrë të gjitha masat.

Ne kemi shpallur për të bllokuar të gjitha automjetet, por vetëm atyre që kanë ardhur për të parë ndeshjen. Kemi hapësirë të dedikuar për çdo sportdashës.

Kemi marrë masat që fluksi i jashtëzakonshëm ndonjëherë për fluturimet të menaxhohet në mënyrën më përfekte’– përfundoi ministri Çuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco