Chiellini drejt MLS, drejtuesit e Los Angeles në Itali për të mbyllur bisedimet

Chiellini drejt MLS, drejtuesit e Los Angeles në Itali për të mbyllur bisedimet

22:17, 21/05/2022

Pas 17 sezonesh me Juventusin, Giorgio Chiellini u largua nga bardhezinjtë por jo nga fusha e blertë, pasi pritet që mbrojtësi të vazhdojë karrierën e tij si futbollist në Amerikë.

Los Angeles FC është në “pole position” për mbrojtësin italian dhe pritet që të dërguarit e klubit amerikan të takohen me agjentin e lojtarit, Davide Lippi, në Milano në ditët e ardhshme.

Me shumë mundësi edhe vetë Chiellini do të jetë i pranishëm në takim, pasi në letrën e lamtumirës ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë të luajë, duke shkruar: “Udhëtimi nuk përfundon”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco