Mourinho zbulon 11-shen me lojtarët më të mirë që ka stërvitur

Mourinho zbulon 11-shen me lojtarët më të mirë që ka stërvitur

17:40, 20/05/2022

Trajneri i njohur portugez i futbollit, Jose Mourinho, ka veçuar një skuadër me lojtarët më të mirë që ka trajnuar vitet e fundit.

Ishte një detyrë e vështirë për Mourinhon, sepse ai drejtoi disa nga klubet më të mira në botë, por në fund vendosi për 11 më të mirët.

Portugezi ka drejtuar skuadra si Benfica, Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Romën dhe disa të mëdhenj me të cilët ka punuar si Iker Casillas, Marcelo, Karim Benzema, Zlatan Ibrahimovic, Samuel Eto'o, Wesley Sneijder dhe Romelu Lukaku, të cilët i la jashtë top 11-shes.

ImageImage

“Special One” ka zgjedhur formacionin 4-3-3 dhe përbëhet nga Petr Cech, Javier Zanetti, John Terry, Ricardo Carvalho, Ashley Cole, Claude Makelele, Frank Lampard, Mesut Ozil, Eden Hazard, Didier Drogba dhe Cristiano Ronaldo.

Mourinho është aktualisht trajner i Romës.         

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco