Mike Maignan shpallet portieri më i mirë i Serie A

Mike Maignan shpallet portieri më i mirë i Serie A

17:23, 20/05/2022

Pas votimit të organizuar nga Shoqata e Futbollistëve Italianë, portieri i Milanit, Mike Maignan është shpallur portieri më i mirë i sezonit 2021/2022 të Serisë A. Një titull individual që shpërblen sezonin fantastik të francezit me skuadrën italiane.

Maignan la luajtur një rol të rëndësishëm tek Milan gjatë këtij sezoni, teksa e ka mbajtur portën të paprekur në 18 nga 38 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet. Sigurisht, gardiani francez ka në dorë fatin e klubit Lombard në javën 38-të dhe të fundit në ndeshjen ndaj Sassuolo-s që do të vendosë dhe fatet e sezonit. Maignan pason ish-milanezin Gianluigi Donnarumma, fitues në 2020 dhe 2021.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco