Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Nëna e Mbappe thyen heshtjen: Kemi dy oferta ekuivalente, tani i takon Kylian të vendosë

Nëna e Mbappe thyen heshtjen: Kemi dy oferta ekuivalente, tani i takon Kylian të vendosë

16:50, 20/05/2022

Nëna e Kylian Mbappé, Fayza Lamari, thyen heshtjen e saj për të ardhmen e sulmuesit të Paris Saint-Germain: “Kemi një ofertë nga Real Madridi dhe një nga PSG për ta rinovuar kontratën. Ka ardhur koha që Kylian të vendosë. Dy propozimet janë ekuivalente ekonomikisht, nuk ka dallime të mëdha, por presim që Mbappe të bëjë zgjedhjen e tij. Nuk ka negociata të tjera”, – tha ajo për “Kora Plus”.

Ndërkohë, Mauricio Pochettino nuk i largon dyshimet për të ardhmen e 23-vjeçarit, kampion bote me Francën më 2018. Trajneri i Paris Saint-Germain, i cili foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Metz, iu përgjigj një pyetjeje për sulmuesin:

“Nuk e di vendimin e tij, është një çështje personale që përfshin vetëm Mbappe dhe klubin. Edhe nëse do të kisha informacione, nuk jam personi i duhur për të bërë njoftime. Varet nga klubi dhe lojtari”.

Ish-lojtari i Monaco është kthyer në një çështje të vërtetë shtetërore në Francë, mes rinovimit të mundshëm me PSG-në dhe transferimit te Real Madridi. Nëse e vërteta qëndron ashtu sikurse thotë nëna e tij, që ofertat ekonomike janë ekuivalente, atëherë zgjedhja duket e pritshme.

Ylli francez, që ka njoftuar se do të zbulojë gjithçka, pritet të vishet i bardhë, sepse kështu do të bëhej pjesë e 13 herë kampionëv të Europës, skuadrës më të mirë në botë. Në “Bernabeu”, shanset për fitimin e Ligës së Kampionëve dhe “Topit të Artë” do të ishin ku e ku më të mëdha se sa duke mbetur pjesë e PSG-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco