Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë: 75 mijë tifozë të Feyenoord po nisen drejt kryeqytetit

Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë: 75 mijë tifozë të Feyenoord po nisen drejt kryeqytetit

17:36, 18/05/2022

Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch ka thënë në një intervistë për mediat se 75 mijë tifozë të Feyenoord po nisen drejt Tiranës.

Kryeqyteti i Shqipërisë do të jetë thuajse gjatë gjithë ditës në shtetrrethim më 25 maj, kur do të luhet edhe ndeshja Roma-Feyenoord.

Roma synon titullin e Conference League ndërsa numri i tifozëve italianë pritet të jetë më i lartë për shkak të distancës që kemi me vendin fqinj.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Çuçi tha sot se 25 maji do të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco