Superiore/ Katër skuadra në garë për Europën, ja axhenda e javës së parafundit

Superiore/ Katër skuadra në garë për Europën, ja axhenda e javës së parafundit

10:49, 15/05/2022

Superiorja zbret në fushë ditën e shtunë, ku do të luhen ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit.

Llogaritë për çështjen titull (Tirana) dhe për skuadrat që bien zyrtarisht nga kategoria janë mbyllur (Skënderbeu dhe Dinamo), teksa tashmë luhet vetëm për kupat e Europës dhe Partizani është shumë pranë sigurimit të vendit të tretë.

Këtë javë fitorja me Kastriotin e afron shumë pranë, madje mund ta sigurojë në varësi edhe të rezultateve të ndeshjeve të tjera.

Vllaznia dhe Kukësi gjithashtu do tentojnë fitoret, ndaj Egnatias dhe Skënderbeut që nuk është se kanë ndonjë motivim këtë javë.

Teuta ndërkohë pret Laçin dhe me një fitore do tentojë të qëndrojë në garë për vendin e katërt, me shpresën që më pas edhe kurbinasit të fitojnë Kupën e Shqipërisë.

Dinamo-Tirana, derbi tjetër i kryeqytetit, këtë herë do të jetë si një miqësore. Bardheblutë kanë dalë kampionë të Shqipërisë, kurse blutë kanë rënë në Kategorinë e Parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco