A do t’ju bëjnë korridorin e nderit kampionëve të Realit? Tek Atletico japin këtë përgjigje

A do t’ju bëjnë korridorin e nderit kampionëve të Realit? Tek Atletico japin këtë përgjigje

12:42, 02/05/2022

Tek Atletico e Madridit nuk duan t`i bëjnë korridorin e nderit kampionit të sapo shpallur, Real Madridit, në ndeshjen e cila zhvillohet të dielën në “Wanda Metropolitano”.

Tradita e do që ekipi kampion të mirëpritet në atë mënyrë, por nuk mendojnë kështu lojtarët e “Rojiblancos”.

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Jose Gimenez, tha se do ia urojnë titullin Realit, por gradën e nderit nuk do ta bëjnë pasi kanë respekt për tifozët e tyre.

“Ne i urojmë ata, por kemi shumë respekt për tifozët tanë”, tha Gimenez.

Ndërsa sipas Oblak ai nuk preferon as të bëjë apo të marrë gradën e nderit.

“Si kapiten jam një nga ata që nuk më pëlqen të jap apo të marrë gradën e nderit. Klubi vendos dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha portieri i Atleticos.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco