Misteri i vdekjes së Mino Raiolës

Misteri i vdekjes së Mino Raiolës

09:45, 02/05/2022

Vdekja e parakohshme e Mino Raiolës ka tronditur thellësisht botën e sportit në përgjithësi dhe futbollin në veçanti.

I dashur nga kushdo që ishte në gjendje t’ia shijonte ndihmën, por edhe tip i vështirë për drejtuesit e ndryshëm, Mino Raiola ndikoi përgjithmonë mënyrën e të bërit merkato.

Lajmet e fundit rreth tij kanë qenë të lidhura vetëm me problemet shëndetësore që kishin përshkruar rrugën e tij drejt vdekjes, e cila ndodhi në spitalin “San Raffaele” në Milano, të shtunën më 30 prill.

Gjendja e tij, e cilësuar si e rëndë në ditët e fundit, por në fakt ka qenë shqetësuese që nga fillimi i vitit.

Pikërisht që nga janari i kaluar qarkulluan thashetheme mbi Raiolën për probleme të ndryshme që e kishin detyruar të frekuentonte më shumë se një herë spitalin.

Nga ana e tij, supermenaxheri e kishte mohuar gjithmonë, ashtu siç bëri edhe më herët, të premten kur doli lajmi për vdekjen e tij.

Por fatkeqësisht kishte diçka të vërtetë për kushtet e tij të pasigurta shëndetësore, përtej mohimeve dhe vullnetit të hekurt për të ruajtur një nivel shumë të lartë privatësie.

Diçka kishte rrjedhur në fillim të vitit kur u përhap lajmi, i konfirmuar më vonë, për shtrimin e tij në spital më 12 janar.

Asnjë njoftim zyrtar, disa thashetheme për një problem në mushkëri, siç kishte arritur të zbulonte “Bild”, që pati detyruar edhe një operacion urgjent dhe terapi intensive.

Kishte nga ata që e kishin lidhur situatën e Raiolës me COVID-in, por në fund gjithçka rezultoi një flluskë sapuni përmes mohimit të thatë të bërë nga njerëz të afërt rreth 54-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco