Xavi i thur elozhe Pedrit: Është madhështor, jemi me fat që e kemi pjesë të ekipit

Xavi i thur elozhe Pedrit: Është madhështor, jemi me fat që e kemi pjesë të ekipit

21:52, 20/02/2022

Barcelona mposhti Valencian me rezultatin 4-1 dhe Xavi nuk mund të ishte më shumë se i kënaqur nga ky takim. Tekniku katalanas u ndal përpara mediave pas ndeshjes për të komentuar takimin. Ai nuk i kurseu elozhet ndaj Pedrid ku në konferencën për shtyp foli me superlativa për mesfushorin.

"Nuk ka asnjë lojtar në botë me aq talent sa Pedri dhe ai është vetëm 19 vjeç! Ai është absolutisht madhështor. Mënyra si kthehet, kuptimi i hapësirës dhe kohës dhe fakti që përdor të dyja këmbët. Është e mahnitshme ta kemi atë në ekip dhe ne duhet të kujdesemi për të.

Ai hyri në fushë për gjysmë ore dhe u bë menjëherë i rëndësishëm. Ai bën dallimin, në mënyrën se si ne luajmë, në kuadrat, ai i fiton topat mbrapa. Ne kërkuam që ai të gjuante më shumë dhe tani ai ka tre gola (që kur u kthye nga lëndimi)

Ai nuk është një lojtar normal. Ka shumë pak si ai. Ndoshta, në moshën e tij, ai tashmë është më i miri në botë në pozicionin e tij”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco