Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

VIDEO/ Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon golin e dytë në La Liga

VIDEO/ Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon golin e dytë në La Liga

20:49, 20/02/2022

Vedat Muriqi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në LaLiga me ekipin e Mallorcas. Sulmuesi i kombëtares kosovare ka shënuar golin e vetëm për ekipin e tij në sfidën ku Betis fitoi me rezultatin 2-1.

Të parët në avantazh kaluan vendasit me anë të Moreno në minutën e 25-të të takimit. Ndërkohë që Muriqi kërkoi disa herë të gjente rrugën e rrjetës, por në një rast u ndal edhe nga shtylla.

Megjithatë, gjithçka u vendos në baraspeshë po nga Muriqi në minutën e 75-të të takimit.

Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi mjaft mirë një harkim nga e majta në zonë dhe goditja e tij me kokë u ndal vetëm nga rrjeta. Megjithatë, vetëm tetë minuta zgjati baraspesha në këtë takim pasi Betis kaloi sërish në avantaz.

Gjyqtari i takimit akordoi një 11-metërsh në minutën e 83 e cila u shndërua në gol nga Willian Jose. Në pjesën e mbetur të takimit, Betis u përpoq të menaxhonte rezultatin dhe ia doli mjaft mirë duke dalë nga kjo ndeshje me tre pikët.

Për sa i përket Muriqit, ky është goli i dytë në tre ndeshje në LaLiga.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco