VIDEO/ Selahi realizon supergol me fanellën e Rijekës, Topalli shënon në Turqi

VIDEO/ Selahi realizon supergol me fanellën e Rijekës, Topalli shënon në Turqi

17:42, 20/02/2022

Lindon Selahi dhe Jetmir Topalli ditën e sotme kanë gjetur rrugën e rrjetës me ekipet ku ata luajnë.

Jetmir Topalli po tregon vlerat e tij këtë sezon në Turqi me fanellën e Istanbulspor.

Sulmuesi anësor shënoi golin e dytë të skuadrës së tij, në fitoren 3-1 që mori në transfertë kundër Balikesirpor. Për Topallin ky është goli i pestë në Lig 1 në Turqi këtë sezon.

Ndërkohë, mesfushori i kombëtares shqiptare ka zhbllokuar rezultatin për kroatët e Rijeka kundër Sibenik.

Selahi nga distanca ka goditur fort dhe ka shtangur portierin e skuadrës mike. Për mesfushorin ky është goli i dytë në kampionat.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco