VIDEO/ Bale ‘shpërtheu në të qeshura’ kur pa Hazardin e inatosur, reagimi u bë hit në internet

VIDEO/ Bale ‘shpërtheu në të qeshura’ kur pa Hazardin e inatosur, reagimi u bë hit në internet

12:13, 04/02/2022

Reagimi i Gareth Bale ndaj vendimit të trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti për të mos hedhur në fushën e lojës Eden Hazard kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e Kupës së Mbretit, është bërë hit në rrjetet sociale.

Në minutën e 75-të të ndeshjes, Ancelotti i bëri thirrje Hazardit që të kthehej të linte nxehjen dhe të ulej në stol, duke ia bërë të qartë se nuk do të luante dhe kur u kthye në pankinë, Bale reagoi duke shpërthyer në të qeshura.

 

 

Kamerat e “El Chiringuitos” kapën reagimin e Bale, i cili duke parë Hazardin, që ishte dukshëm i pakënaqur, i kthyer nga nxehja, filloi të qeshte duke e shprehur qartë se çfarë mendon për vendimin e Ancelottit për të mos futur në lojë një lojtar me vlerë 115 milionë euro.

Real Madridi humbi me rezultat 1-0 në ndeshjen ndaj Bilbaos, ndërsa golin për fitoren e skuadrës së Baske e shënoi Berenguer në minutën e 89-të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco