Fitore me përmbysje, Maroku kalon në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Fitore me përmbysje, Maroku kalon në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

22:46, 25/01/2022

Maroku kaloi në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës pasi fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Malavi.

Ndeshja për skuadrën marokene nisi si mjaft keq. Pas  7-të minutash lojë, Mhango ndëshkoi kombëtaren marokene dhe kaloi ekipin e tij në avantazh me një supergol.

Në atë moment, Maroku u zgjua dhe filloi të sulmonte ashpër portën kundërshtare dhe pasi humbi disa raste, duke përfshirë goditjen e traversës dhe shtyllës, teksa barazimi erdhi në minutën e dytë të shtesës kur En Nesyri shënoi për 1-1.

Në pjesën e dytë, Maroku e zbuti pak presionin dhe u tregua më i kujdesshëm për shkak të rezultatit dhe momenti vendimtar ndodhi në minutën e 70-të kur lojtari më i mirë i ndeshjes Achraf Hakimi shënoi me një goditje dënimi fantastike, teksa i solli fitoren dhe kalimin në raundin tjetër Marokut.

Maroku në çerekfinale do të luajë kundër skuadrës më të mirë të duelit mes Bregut të Fildishtë dhe Egjiptit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco