Zgjedhjet në FSHF, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës që synon shantazhimin, procesi të jetë transparent

Zgjedhjet në FSHF, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës që synon shantazhimin, procesi të jetë transparent

13:11, 24/01/2022

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për zhvillime të aktualitet politik në vend e më gjerë.

Një ndër to edhe zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futfollit, ku Meta tha se zgjedhjet për këtë institucion duhet të jenë transparente dhe të ketë ndërhyrje nga politika, siç është rasti i kërcënimeve të kryebashkiakut Erion veliaj ndaj anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

“Është për të ardhur keq politizohet skajshmën edhe futbolli, nuk është hera e parë që kemi përpjekje të ethshme e brutale për të ndërhyrë në zgjedhje që duhet të jenë të qeta e transparentë të këtij institucioni. Edhe pse nuk merremi me futboll të gjithë e ndjekim atë në familjet shqiptare.

Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin ndaj atyre që duhet të zgjedhin bazuar mbi programet e kandidatëve, dhe kurrësesi nën presion”, u shpreh Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco