Infektohen 12 lojtarë me COVID-19, ekipi surprizë i Kupës së Afrikës do të luajë pa portier ndaj Kamerunit

Infektohen 12 lojtarë me COVID-19, ekipi surprizë i Kupës së Afrikës do të luajë pa portier ndaj Kamerunit

17:24, 22/01/2022

Ishujt Komoros kanë qenë surpriza e madhe e këtij edicioni në Kupën e Afrikës.

Në pjesëmarrjen e parë të tyre, skuadra e vogël e cila tashmë cilësohet si “Hirushja” e turneut, bëri shumë mirë dhe ia doli që të kualifikohej mes 16 skuadrave më të mira.

Por pikërisht në momentin më të bukur, skuadra ishullore ka përjetuar dramën e një vale të COVID që ka përfshirë ekipin.

Pak ditë para sfidës me Kamerunin vendas kanë rezultuar pozitiv në grupin e skuadrës 12 persona, mes tyre trajneri Amir Abdou.

Por problemi më i madh është se dy të infektuar janë portierët Ouseini dhe Ahamada, ndërsa portieri i tretë, Ben Boina, është i dëmtuar.

Kështu, skuadra do të paraqitet në ndeshjen ndaj Kamerunit, organizator i turneut dhe favorit për fitoren, pa pasur portierë në dispozicion, me një lojtar që do të stërvitet këto ditë për të qenë i gatshëm për duelin në këtë rol dhe me shpresën që ndonjë prej portierëve të infektuar të rezultojë negativ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco