‘Dëbohet’ nga Barcelona, Chelsea nis bisedimet për sulmuesin francez

‘Dëbohet’ nga Barcelona, Chelsea nis bisedimet për sulmuesin francez

15:00, 21/01/2022

Chelsea mund të ketë një sulm mjaft të frikshëm nëse do të tërheqë Ousmane Dembele këtë muaj.  

Yllit të Barcelonës i është thënë se duhet të largohet deri në fund të afatit kalimtar të janarit, pasi negociatat për kontratën e re dështuan në “Camp Nou”. 

Thomas Tuchel do të kishte një sulm të pandalshëm nëse merr lojtarin e tij, Dembele, nga Barcelona, pasi raportet tregojnë se Chelsea ka shtuar përpjekjet e tyre për të nënshkruar me anësorin. 

Dembele do të jetë i lirë të largohet në verë , por Barça dëshiron që ai të largohet menjëherë. 

Drejtori i klubit, Mateu Alemany, i dërgoi një mesazh të fortë anësorit, duke i thënë se ai nuk kërkohet, ndërsa Xavi e ka hequr nga skuadra. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco