Mourinho nuk e ‘tradhton’ Romën, trajneri refuzon rikthimin në Premier League

Mourinho nuk e ‘tradhton’ Romën, trajneri refuzon rikthimin në Premier League

13:10, 21/01/2022

Jose Mourinho nuk planifikon të largohet nga skuadra e Romës, edhe pse mendohej një kalim të mundshëm te skuadra e Everton. 

Everton ka shkarkuar Benitez dhe janë tashmë në kërkim të zëvendësuesit të tij.  

Ai nuk do të jetë Mourinho. Kështu të paktën thotë vet portugezi. 

“Tani, unë nuk do të ndryshoj punën time tek Roma me asnjë tjetër”, ka thënë Mourinho. 

“Unë i kam dhënë fjalën time Romës për tri vite dhe ndihem sikur ky është projekti im”, shtoi portugezi. 

Roma deri më tani ka luajtur 22 ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar 35 pikë dhe mbanë pozitën e shtatë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco